shqiperi

Vilë, apartamente, toka dhe makinë! SPAK konfiskon pasuritë e Erjet Strefit

Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (në lidhje me procedimin pasuror nr.1 të vitit 2022 të regjistruar në këtë prokurori), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e dt.13.10.2023 ka vendosur konfiskimin e pasurive të shtetasit Erjet Strefi dhe personave të lidhur me të, si më poshtë:

1. Pasuri e paluajtshme vilë 2 katëshe në Dhërmi, në kompleksin turistik “Ionian Olea”, me sipërfaqe totale ndërtimi 151,8 m² dhe sipërfaqe totale trualli 217,16 m², në pronësi eventuale të shtetases E.S;

Të lidhura

None found

2. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 56.20 m², në Selitë, Tiranë, në pronësi të shtetasit Erjet Strefi;

3. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 74.40 m², në Selitë, Tiranë, në pronësi të shtetasit Erjet Strefi;

4. Pasuri e paluajtshme e llojit tokë arë, me sipërfaqe 500 m², në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnje,me bashkëpronarë shtetasit J.S dhe H.S.

5. Pasuri e paluajtshme e llojit tokë arë, me sipërfaqe 500 m², në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnjë, me bashkëpronarë shtetasit J.S dhe H.S.

6. Pasuri e luajtshme autoveturë e markës “BMW”, tipi: 3D, vitprodhimi 2012, në pronësi të shtetasit N.S.

Shtetasi shqiptar Erjet Strefi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Praga/Çeki, në vitin 2019, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe të huaj, anëtarë të një grupi të organizuar kriminal, të cilët vepronin në territorin e Republikës Çeke dhe Mbretërinë e Holandës, gjatë periudhës Qershor 2016 deri në Shtator 2016, kanë prodhuar dhe tregtuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike metamfetaminë.

të fundit

Ministria e Mjedisit zhvilloi debat publik për lejen e re mjedisore të Çimentores USJE

Ministria e Mjedisit ka organizuar debat publik mbi procedurën e lëshimit të një leje të re mjedisore A, të integruar…

2 minutes ago

War in Ukraine: Up to 450,000 Russian soldiers killed amid record losses and a slow offensive, but Putin keeps going

Të paktën 30 persona u vranë në Ukrainë gjatë një nate të përgjakshme, pas një vale të re sulmesh masive…

10 minutes ago

Tomorrow the biggest nationwide protest! Organizers call on Albanians: From Konispol to Vermosh, from the diaspora, everyone to Tirana! With us will also be…

Organizatorët e protestës që po zhvillohet prej mbi një muaji në kryeqytet u kanë bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë…

11 minutes ago

THE HORRIFIC ACCIDENT / Mother and daughter survive bus crash but lose…

Dy nga të plagosurat në aksidentin e rëndë të 30 qershorit, ku autobusi i linjës Berat–Tiranë u përplas në autostradë,…

11 minutes ago

Forbes analysis: Military, economic and political challenges could shake Vladimir Putin’s position

Një shkrim analitik i publikuar së fundmi nga “Forbes” vlerëson se presidenti rus Vladimir Putin po hyn në një periudhë…

11 minutes ago

Forbes Analysis: Pressure on the Front and at Home Could Weaken Vladimir Putin’s Position

Një analizë e botuar së fundmi vlerëson se presidenti rus Vladimir Putin po has vështirësi gjithnjë e më të mëdha…

12 minutes ago