Ka nisur me tensione seanca e sotme në Kuvend, ku deputetët e opozitës kanë bllokuar sërish foltoren me karrige.
Ata janë përplasur me gardën në hyrje të Kuvendit, teksa më tej kanë hedhur edhe tymuese.
Deputetët e opozitës kanë hedhur gjithashtu shashka, teksa kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka vijuar me seancën.