Një vijë uji është bërë shkak për nisjen e një sherri mes dy grave në Kamenicë të Korçës. Fillimisht gratë janë zënë me fjalë, më pas sherri ka degraduar në përdorimin e duarve.
Si pasojë e sherrit njëra nga gratë është lënduar dhe është dërguar në spital, ndërsa gruaja tjetër është dërguar në komisariat për të dhënë dëshminë.
Sherret për vaditjen ndodhin shpesh në Shqiëpri gjatë periudhës së verës.