Policia në Itali ka ekzekutuar një urdhër arresti ndaj një shtetasi shqiptar, me kërkesë të prokurorit publik të Avellinos.
49-vjeçari shqiptar akuzohet se ka vjedhur një shtëpi më 31 mars të këtij viti. Gjatë kontrollit në banesën e shqiptarit u gjetën sendet e vjedhura të cilat u sekuestruan.
Autori shqiptar me iniciale A.G., u transferua në burgun e Avellino-s në rrethin Bellizzi Irpino./albeu.com