Pogradeci, me bukuritë e tij natyrore, kulturën dhe historinë, vijon të mbetet një prej destinacioneve të preferuara jo vetëm për pushuesit shqiptarë, por edhe ata të huaj.
Një ndër vendet më tërheqëse të këtij qyteti është liqeni, i cili vizitohet shpesh nga shpendët dimërues. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga agimi mbi liqenin e Pogradecit, në orët e para të agimit.
“Agimi poetik nga Pogradeci”, shkruan Rama krahas pamjeve.
Moratoriumi i gjuetisë ka ndikuar në mbrojtjen dhe shtimin e kafshëve dhe shpendëve në zonat e mbrojtura dhe në parqet kombëtare.
https://www.facebook.com/watch/?v=950063953256723&t=0