Një 63-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me çifte në banesë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prush, Gropaj të Tiranës, bën me dije policia.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.01.2023, në Prush, Gropaj, dyshohet se është vetëvrarë, me çifte, në banesën e tij, shtetasi B. B., 63 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Albeu.com.