Vendi përfshihet nga reshje dëbore! Bllokohen disa makina te Rruga e Arbrit, në segmentin Ura e Vashës kalimi vetëm me zinxhirë

Vendi është përfshirë nga reshje të dendura dëborë në zonat malorë si dhe reshjesh shiu e shtrëngatash në zonat e ulëta.

Rreth 10 makina janë bllokuar për shkak të mospërdorimit të zinxhirëve në Planin e Bardhës, segment i rrugës Ura e Vashës-Qafa e Buallit, në rrugën e Arbrit. Pritet ndërhyrja e borëpastrueseve dhepër hapjen e qarkullimit.

Reshjet dëbore me intensitet ka pasur në Bulqizë dhe Peshkopi, dhe trashësia arrin deri në 10 cm. Në zonat malore trashësia është më e madhe, varion nga 15-20 cm.

Rruga Peshkopi – Tiranë është e kalueshme pasi mjetet borëpastruese kanë kaluar dhe e kanë hapur. Baypasi i Murrizit kalohet me vështirësi, ndaj këshillohen drejtuesit e mjeteve të jenë të pajisur me goma dimri dhe me zinxhirë.


Shtuar 20.01.2024 10:11