shqiperi

Vëllezërit Prifti kundërshtojnë kufirin për muzikën: “O Rama, kaq shumë do ta shpopullosh vendin? Keq e më keq!”

Kufizimi i ndjeshëm i muzikës në lokalet e natës dhe në strukturat turistike, i vendosur nga qeveria, ka sjellë kundërshtime të forta nga artistët dhe bizneset. Ata e shohin masën si një goditje tjetër ndaj turizmit dhe industrisë së argëtimit.

Rregullat e reja për administrimin e zhurmave parashikojnë që muzika në lokale të kontrollohet përmes matjes së decibelëve, ndërsa tavani i lejuar është caktuar në 45 decibel. Sipas artistëve, një nivel i tillë e bën praktikisht të parealizueshme mbajtjen e performancave live.

Të lidhura

None found

Mes zërave që kanë reaguar ashpër është këngëtari Endri Prifti, i cili iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke kundërshtuar politikat e reja për muzikën në hapësirat publike.

“O Rama, ku e ke parë këtë? Ia nxive jetën këtij populli, ia bëre skëterrë. Kaq shumë do ta shpopullosh këtë vend? Po dëmton turizmin!”, deklaroi Endri Prifti.

Vendimin e ka kritikuar edhe vëllai i tij, këngëtari Stefi Prifti. Ai tha se artistët kishin mbajtur shpresë se gjatë sezonit veror orari i muzikës mund të zgjatej, duke ndjekur edhe praktikat e shteteve fqinje.

“Ekzistonte një fije shprese se mund të shtyhej pak orari i mbrëmjeve muzikore, sidomos në sezonin e verës. Por thjesht ka qenë iluzion”, shkroi Stefi Prifti.

Sipas tij, interpretimi live bëhet thuajse i pamundur nëse niveli i zërit kufizohet në 45 decibel. “Me nivelin 45 decibel nuk mund të interpretohet live. Është e pamundur”, u shpreh këngëtari. Ai theksoi se pasojat nuk bien vetëm mbi këngëtarët dhe instrumentistët, por edhe mbi bizneset që investojnë për organizimin e aktiviteteve muzikore.

Artistët vënë në dukje se vera përbën një nga periudhat e pakta kur mundësitë e tyre për punë rriten, pasi fluksi turistik sjell më shumë evente në hotele, lokale dhe zona bregdetare.

“Janë vetëm 35-40 ditë ku ekziston kjo mundësi, nga 15 korriku deri më 20 gusht. Tani po e bëni thuajse të pamundur aktivitetin tonë”, deklaroi Prifti.

Kundërshtimet lidhen gjithashtu me efektin që masa mund të ketë te turizmi. Artistët argumentojnë se aktivitetet kulturore dhe muzika zënë një vend të rëndësishëm në ofertën që u paraqitet turistëve.

Ata u kanë bërë thirrje qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse që vendimi të rishikohet, me arsyetimin se rregullat e reja mund të dëmtojnë një sektor ku janë të angazhuara mijëra biznese dhe artistë.

“Mos e paralizoni edhe atë pak gëzim që njerëzit marrin duke konsumuar diçka dhe duke dëgjuar muzikë. Njerëzit kanë nevojë të këndojnë, të kërcejnë dhe të argëtohen në ditët e pushimeve”, tha Stefi Prifti.

të fundit

Murati Questions Opposition’s Stance on Constitutional Deadlines: Why Were They Silent Then but Speaking Out Now?

Debati për afatet kushtetuese dhe procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka marrë një tjetër përplasje politike, pas vendimit…

9 seconds ago

Bytyçi Reveals the Backstory of Talks With Kurti: Abdixhiku Is “Caught Between Two Fires

Pas takimit të radhës ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,…

35 seconds ago

Second Protest in Memaliaj Against Territorial Reform as Residents Reject Merger with Tepelena

Banorët e Memaliajt kanë dalë sërish në protestë kundër projektit të ri të ndarjes territoriale, që parashikon bashkimin e Bashkisë…

2 minutes ago

Thirrje nga Rrogozhina: Banorët kundërshtojnë bashkimin me Kavajën, kërkojnë ruajtjen e bashkisë së tyre

Qytetarët e Rrogozhinës janë mbledhur në Parkun e Qytetit për të protestuar kundër ndryshimeve të propozuara në ndarjen territoriale, duke…

2 minutes ago

Diaspora Protests in Skanderbeg Square, Emigrant: Albanians Deserve Meritocracy and a European Government

Një emigrant shqiptar, pjesëmarrës në protestën në Sheshin Skënderbej, ka folur për News24 duke shprehur shqetësimet e tij për situatën…

2 minutes ago

Pesë zyrtarë të Listës Serbe përballen me hetime, rasti merr vëmendje politike dhe të sigurisë

Nga zyrat politike dhe institucionet lokale, javën e ardhshme, pesë zyrtarë të Listës Serbe do të shkojnë drejtë bankës së…

3 minutes ago