Pesë zyrtarë të Listës Serbe pritet të kalojnë javën e ardhshme nga angazhimet politike dhe institucionet lokale në bankën e të pandehurve. Të enjten, më 13 gusht, Igor Simiq, Ivan Zaporosaq, Ivan Todosijeviq, Zoran Todiq dhe Vasilije Tomaseviq do të paraqiten si të pandehur para Prokurorisë Themelore në Mitrovicën e Veriut.
None found
Të pestë kanë ushtruar ndër vite funksione politike në vend, ndërsa tani janë nën hetim për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
Zyrtarisht nuk janë bërë të ditura hollësi të tjera, përveç faktit se atyre u janë dërguar ftesa në cilësinë e të pandehurve. Megjithatë, RTK mëson se procedurat penale lidhen me funksionimin e komunave paralele serbe dhe dokumentet e lëshuara prej tyre, institucione që autoritetet e Kosovës i mbyllën përfundimisht gjatë aksioneve policore.
Pjesë e hetimeve është gjithashtu kundërshtimi i mëhershëm i këtyre zyrtarëve për t’i dorëzuar zyrat e katër komunave në veri.
Rasti ka marrë peshë të veçantë institucionale për shkak të Igor Simiqit, i cili aktualisht është deputet aktiv në Kuvendin e Kosovës dhe ndodhet në qendër të vëmendjes së këtij procesi.
“Fatkeqësisht në politikën kosovare, njerëzit që janë nën hetime ose aktakuza nuk japin dorëheqje së paku për arsye morale ose etike. Një gjë e tillë do të duhej të bëhej edhe nga ky deputet…”, tha Naim Jakaj, hulumtues i lartë në IKD.
Lista Serbe, si forca kryesore politike e serbëve në Kosovë, ka gëzuar prej vitesh mbështetje të fuqishme nga Beogradi zyrtar. Për këtë arsye, çështja shkon përtej pozitës juridike të zyrtarëve dhe përfshin edhe ndikimin që kjo parti mund të ushtrojë mbi zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë.
Përballja e tanishme me drejtësinë pason një periudhë të gjatë tensionesh dhe përplasjesh. Veprimet e Listës Serbe kanë qenë vazhdimisht në fokus, veçanërisht gjatë situatave të tensionuara në veri të vendit.
Sipas njohësve të sigurisë, kjo parti vijon të veprojë jashtë kuadrit kushtetues të Kosovës, duke ndjekur udhëzime të drejtpërdrejta nga Beogradi zyrtar dhe duke ruajtur një qasje destruktive.
“Serbia është 100% e fokusuar në Listën Serbe si patericë direkte. Duhej të ishte krejt e kundërta sepse janë shtetas të republikës dhe deputetë dhe duhej ti përfaqësonin interesat e Kosovës. Ata nuk i plotësojnë interesat e Kosovës dhe qasja e tyre në vitin 2026 është ende destruktive”, tha Arben Dashevci, njohës i sigurisë.
Në etapa të ndryshme, pozicionet e Listës Serbe kanë ndikuar në rrjedhat politike të vendit, veçanërisht përmes bojkotimit të institucioneve vendore. Përtej retorikës politike, ky proces shihet si një provë e rëndësishme për aftësinë e sistemit të drejtësisë që ta shtrijë ligjshmërinë në mënyrë të plotë.
Debati për afatet kushtetuese dhe procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka marrë një tjetër përplasje politike, pas vendimit…
Pas takimit të radhës ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,…
Banorët e Memaliajt kanë dalë sërish në protestë kundër projektit të ri të ndarjes territoriale, që parashikon bashkimin e Bashkisë…
Qytetarët e Rrogozhinës janë mbledhur në Parkun e Qytetit për të protestuar kundër ndryshimeve të propozuara në ndarjen territoriale, duke…
Një emigrant shqiptar, pjesëmarrës në protestën në Sheshin Skënderbej, ka folur për News24 duke shprehur shqetësimet e tij për situatën…
Banorët e Memaliajt kanë dalë sërish në protestë kundër projektit të ri të ndarjes territoriale, që parashikon bashkimin e Bashkisë…