Pas analizimit të materialit paraprak që iu dorëzua këtë të martë nga AMP, Prokuroria e Tiranës ka vendosur të rimarrë në pyetje 17 punonjësit e policisë të përfshirë me veprime në ndalimin e 32-vjeçarit, por edhe dëshmitarë në ambientet e Komisariatit nr 3.
Në dëshmitë e zbardhura nga Tv Klan, punonjësit e policisë kanë rrëfyer mbi të gjithë itinerarin e ndjekur ditën e ngjarjes dhe bisedat e bëra më Kurtin pak para se ta ndalonin atë. Të gjitha këto dëshmi janë objet të verifikimit të Prokurorisë.
Të lidhura
None found
Gjithashtu, janë tërhequr materialet pranë sallës operative dhe janë marrë dëshmitë e punonjësve të turnit, të cilat dokumentojnë thirrjet për patrulla ndihmëse dhe për ambulancën, bërë nga efektivët e policisë.
Burime për Tv Klan thanë se nuk rezulton nga të dhënat e administruara që Lear Kurti të vuante nga sëmundje toke.
Prokuroria do të marre në pyetje stafin e Spitalin të Traumës për të hedhur dritë mbi një pjesë tjetër të hetimit që lidhet me gjendjen në të cilën ka shkuar ai në spital dhe mbi veprimet e mjekëve.
Vendimtare për konkluzionet e hetimeve mbeten përgjigjet përfundimtare të autopsisë për shkakun e vdekjes. Prokuroria po heton për akuzën e veprimeve arbitrare dhe mosdhënie të ndihmës, por nuk ka emra të regjistruar si të dyshuar.
