Varhelyi nga by-passi i Vlorës: Inkurajoj Shqipërinë të ecë para me investimet ekonomike sepse shkojnë paralel me reformat

Komisioneri i BE-së Olivér Várhelyi u shpreh se në ditët në vijim mund të ketë një lajm të mirë për Shqipërinë për hapjen e negociatave. Ai inkurajoi qeverinë të vazhdojë punën me investimet ekonomike, pasi shkojnë paralel me reformat.

“Është kënaqësi të rikthehem këtu sepse është një vend që më befason. Rruga për këtu më la shumë mbresa, duke parë bregdetin dhe duke parë gjithë punën që është bërë këtu. Me pak fjalë po ndërtoni Shqipërinë për brezin e mëparshëm. Brezat e mëparshëm nuk e kanë bërë këtë. Nuk ka ekonomi pa ndërlidhje dhe rrugë tregtare, dhe për këtë arsye kemi qenë të artë që prej fillimit, kemi dashur të sjellim mbështetjen tonë në pikat e rëndësishme që të jemi me rajonin për të ecur përpara. Në fund kemi bërë shtysën për të ardhur këtu. Po ulim ndotjen e ajrit dhe po japin këndvështrime të reja. Më parë janë dashur të bëhen për orë 20 km brenda qytetit, ndërsa tani i ngelet pas historisë. Shpresoj që kjo rrugë të lidhet dhe me veriun. Për ne ndërlidhja me njëri-tjetrin ka qenë dhe është një nga çështjet më të rëndësishme. Kjo gjë është e qartë këtu. Kjo është pjesë e korridorit të 8-të, dhe jam krenar për BERZH që e ka bërë këtë. Kjo tregon rëndësinë e bashkëpunimit me njëri-tjetrit. Kjo është punë që është bërë për qytetarët dhe bizneset, jo për ne. Kryeministër, shpresoj shumë që kjo të jetë vetëm një nga gjërat që bëjmë bashkë. Ne duhet të përshpejtojmë punën, sepse plani i investimeve ekonomike ka dy vite që ka nisur. Kjo shkon paralel me reformat. Inkurajoj Shqipërinë të përshpejtojë në këtë fushë. është bërë një punë e madhe me reformat, Shqipëria është gati për negociata. Nuk ka dyshim dhe as pikëpyetje. Jam shpresëplotë se do të kemi lajme të mira”, ka thënë ai./albeu.com


Shtuar 14.07.2022 19:28