Ministria e Arsimit dhe Sportit ka lëshuar një urdhër me të cilin urdhërohet që ditën e shtunë, më datë 09.03.2024, të jetë ditë pune për të gjithë nëpunësit dhe punonjësit e aparatit të saj. Ky vendim ka për qëllim zëvendësimin e ditës së pushimit të caktuar më parë në datën 27.11.2023
“URDHËROJ: Dita e shtunë, datë 09.03.2024, për nëpunësit dhe punonjësit e tjerë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, nga ora 08:00 deri në 16:30, të jetë ditë pune për zëvendësimin e ditës së pushimit, të kryer në datën 27.11.2023, sipas vendimit nr. 652, datë 22.11.2023, të Këshillit të Ministrave”, thuhet në Urdhrin e MAS-it.