Western Balkans, si një universitet i gjeneratës së katërt me profil ndërkombëtar i fokusuar në fushat e Mjekësisë, Ekonomisë, Teknologjisë dhe Inovacionit, zhvilloi ditën e sotme takimin e Asamblesë së Përgjithshme Akademike.
Në këtë takim të rëndësishëm, morën pjesë Prof. Dr. Evis Sala, Rektor i Universitetit Western Balkans, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, President i Universiteti Western Balkans, Assoc, Prof. Dr. Albana Halili, Zëvendës Rektore, profesorë dhe akademikë të tjerë.
Gjatë fjalës së saj, Rektorja e Universiteti Western Balkans, Prof. Dr. Evis Sala, vlerësoi punën që po bëhet në këtë universitet dhe investimin për të ofruar një edukim serioz të njëjtë me universitetet më të mira perëndimore.
Prof. Dr. Ferdinand Gjana, President i Universiteti Western Balkans tha se WBU ofron programe të hartuara në Bashkëpunim me Universitetin e Cambridge dhe universitete të tjera perëndimore, duke i përgatitur studentët për tregun e punës…
Me studentë nga mbi 15 vende të ndryshme të botës, Universiteti Western Balkans ofron një infrastrukturë moderne, laboratorë të fjalës së fundit, një staf të kualifikuar ndërkombëtar, praktika të paguara që në vitin e parë të studimeve në Spitalin Amerikan, Hygeia dhe kompani të tjera, dhe duke shpërblyer ekselencën me bursa deri në 100%.