“Ujku i Shijakut” viziton Enver Hoxhën te varri: Po ta shihje si është bërë Shqipëria, do vije dy duart në kokë (VIDEO)

Personazhi i njohur në rrjetet sociale, i njohur si “Ujku i Shijakut” e ka shprehur gjithmonë publikisht pëlqimin ndaj ish-diktatorit komunist të Shqipërisë Enver Hoxha.

Ai ka vizituar varret e Enver Hoxhës dhe bashkëshortes së tij, Nexhmije Hoxhës në varrezat e Sharrës, ku u ka lënë dhe nga një buqetë me lule.

Të lidhura

None found

“Ujku i Shijakut” e konsideron Enver Hoxhën si njeri patriot që e ka dashur atdheun dhe ka punuar për të, ndërsa sot sipas tij na mbytin LGBTI-ja, tradhtarët dhe servilat.

Ai i drejtohet Enver Hoxhës se nëse do ta shihte Shqipërinë se si e ka lënë dhe se si është bërë sot do të vinte duart në kokë.

“Respekte nga ujku që e dua atdheun tim dhe të gjithë shqiptarët.

Sot kam ardhur tek varrezat e Sharrës me vizitu këtë burrë që e ka dashur atdheun, shokun Enver dhe nusen e vet Nexhmije Hoxhën, i pastë çuar Zoti në xhenet. Iu kam sjellë nga një buqetë me lule me ju kujtuar, se u ka ardhur një patriot Enver Hoxha që e do atdheun.

Kam ardhur me të vizitu o shoku Enver se ti e ke dashur atdheun se na kanë mbyt LGTB-ja në Tiranë, tranvestitët. Me bo me e pa Shqipërinë se e ke pas lonë dhe si është bërë ve dy duart në kokë.

I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, duhet të l ftojmë të gjithë së bashku, t’i mposhtim të gjithë këta tradhtarët që po na shesin Shqipërinë dita ditës. Që na e kanë ulur flamurin shqiptar në gjysmë-shtize, me LGBT e të gjitha me radhë, e tradhtar të kombit e servila e të gjithë. Ky ka qenë burrë që e ka dashur atdheun dhe ka punuar për këtë Shqipëri.

Më vjen keq sot që familjet dëshmore, familjet e internime nuk marrin asistencë. O shoku Enver, nuk merr asnjë familje asistencë. Edhe njerëzit që janë invalidë, se këta janë tradhtarë” shprehet “Ujku i Shijakut”, thotë ai.


En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş