UEFA i beson organizmin e një tjetër turneu të rëndësishëm FSHF

Në muajin nëntor, nën mbikëqyrjen dhe organizimin e FSHF-së do të luhen sfidat kualifikuese të grupit A7, të vlefshme për Kampionatin Europian U-17 për vajza.

Në grupin A7 marrin pjesë përfaqësueset e Bjellorusisë, Suedisë, Danimarkës dhe Greqisë.

Ndeshjet do të luhen në stadiumet “Niko Dovana” dhe “Elbasan Arena” në datat 7, 10 dhe 13 nëntor të këtij viti. Skuadrat do të mbërrijnë në Shqipëri në datën 6 nëntor dhe do të stërviten në vendin tonë përgjatë periudhës së përcaktuar nga UEFA.

Ky është turneu i 8-të që organizohet në Shqipëri nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n.

Më poshtë kalendari i ndeshjeve Iplotwë:

Suedi – Greqi datë 07.11.2023, stadiumi “Niko Dovana”, ora 11:00

Bjellorusi – Danimarkë datë 07.11.2023, “Elbasan Arena”, ora 14:00

Danimarkë – Greqi datë 10.11.2023, stadiumi “Niko Dovana”, ora 11:00

Suedi – Bjellorusi datë 10.11.2023, stadiumi “Elbasan Arena”, ora 14:00

Greqi – Bjellorusi datë 13.11.2023, stadiumi “Niko Dovana”, ora 11:00

Danimarkë – Suedi datë 13.11.2023, stadiumi “Elbasan Arena”, ora 11:00


Shtuar 31.10.2023 17:59

Tags: ,