shqiperi

Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Kosova do të përfaqësohet nga Besnik Bislimi

Një takim joformal i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor është paraparë të zhvillohet të hënën e 17 korrikut në Tiranë. I pranishëm në këtë mbledhje pritet të jetë edhe komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyli.

Takimi është menduar të zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, më 16 tetor.

Të lidhura

None found

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vendi i të cilit sivjet kryeson Procesin e Berlinit, ka paralajmëruar takimin joformal gjatë turneut të tij nëpër shtetet e Ballkanit Perëndimor, pak ditë më parë.

Ky takim është thënë se ka për qëllim diskutimin dhe koordinimin, për të hartuar kërkesa të përbashkëta, për t’i paraqitur në samitin e tetorit, ku pritet të marrin pjesë udhëheqës të vendeve të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, as ky takim joformal nuk pritet të ulë në një tryezë kreun e ekzekutivit shqiptar, Rama, dhe homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti, marrëdhënia e të cilëve është ftohur prej disa muajsh.

Një projektstatut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, i propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, si dhe anulimi i mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, që ishte parashikuar të mbahej më 14 qershor, i ka rritur tensionet mes Ramës dhe Kurtit, të cilët kanë preferuar të argumentojnë me njëri-tjetrin nga distanca, përmes deklaratave.

Mospajtimet mes dy udhëheqësve kulmuan më 6 korrik, kur Kurti refuzoi të takonte Ramën, i cili qëndroi për vizitë zyrtare në Prishtinë. Rama u prit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Raportohet se në takimin joformal të së hënës në kryeqendrën e Shqipërisë, Kosova do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Kreu i ekzekutivit kosovar, Kurti, sipas një njoftimi nga zyra e tij, të hënën do të jetë në Greqi, ku do të marrë pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, i cili është themeluar nga ish-kryeministri helenik, George Papandreou.

Në takimin e së hënës mes udhëheqësve të rajonit, Serbia pritet të përfaqësohet nga kryeministrja Ana Bërnabiç/REL

të fundit

Katër gola dhe shumë emocione në Miami, Uruguai e Kepi i Gjelbër ndalen sërish në barazim

Uruguai dhe Kepi i Gjelbër kanë barazuar 2-2 në Miami në një ndeshje jashtëzakonisht emocionuese të raundit të dytë të…

22 minutes ago

Mbappe pranon se bashkëpunimi me Dembelen në fushë mund të bëhet edhe më i mirë

Kylian Mbappe ka reflektuar mbi dinamikën sulmuese të Francës dhe lidhjet individuale brenda skuadrës pas ndeshjes së tyre të fundit…

2 hours ago

VIDEO / Gjuajtje dënimi spektakolare, Kepi i Gjelbër realizon golin e tij të parë në historinë e Kupës së Botës

Uruguaji dhe Kepi i Gjelbër po përballen në ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Grupit H të Kupës…

2 hours ago

Nga raftet e supermarketit te skena botërore, rrëfimi i veçantë i Tijjani Reijnders pas fjalëve: “Nuk je për futboll”

“Nëse vazhdon të stërvitesh kështu, nuk do të të zgjidhja as unë”, kjo është fjalia që Tijjani Reijnders thotë se…

2 hours ago

Horoskopi 22 Qershor 2026/ Dita do të jetë e favorshme, në një takim në dashuri

Dashi Ditë pozitive për dashurinë. Nëse doni të takoni njerëz ose të shoqëroheni me ta, kjo është koha e duhur.…

3 hours ago

Day 22 of the rally in Tirana, citizens’ march continues in the capital from the ‘Dëshmorët e Kombit’ boulevard to ‘Student City’

Është mbajtur sot në kryeqytet dita e 22-të e protestës jopartiake. Si çdo ditë tjetër, qytetarët nisën grumbullimin në sheshin…

3 hours ago