Kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe dha një deklarate nga SPAK per mediat ku tha se arsyeja pse ai ishte thirrur ne Prokurorine Speciale është nj ë çështje që nuk ka lidhje me institucionin që ai drejton.
“Nuk më pyeti njeri, nuk ka asnjë lidhje DPSHTRR me arsyen që isha. 30 minuta për një verifikim për një çështje të tretë, që si person u pyeta për sqarim dhe është çështje që është në hetim që s’ka lidhje fare me asnjë gjë që lidhet as me ministrinë as me rrugët as me DPSHTRR as me tendera.
Unë as erdha nga dera e pasme e as nga ndonjë derë tjetër.
Deklarova një situatë që më pyetën për një situatë që s’ka asnjë lidhje asnjë lloj rëndësie.
Më vjen keq që ju zhgënjeva por nuk ka asnjë gjë”, tha Gonxhe per mediat.