Policia ka vënë nën hetim 24-vjeçarin nga Prishtina, i cili u përfshi në aksident me eskortën e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Kujtojmë se ditën e djeshme, Albin Menitoviç 24 vjec nga Prishtina, ka goditur mjetin me drejtues shtetasin Sali Lazri, 28 vjeç nga Tirana, e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës së Berishës.
Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë.
Njoftimi i policisë:
Lezhë
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin A.M., 24 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.
Ky shtetas, në aksin rrugor Milot-Thumanë, në Fushë Mamurras, duke drejtuar automjetin tip “Benz ” ka goditur mjetin tjetër tip “Benz ” me drejtues shtetasin S.L., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe ky i fundit ka goditur mjetin shoqërues të deputetit S.B. Të 3 automjetet qarkullonin në një sens lëvizjeje, në korsinë e shpejtësisë.
Si pasojë e goditjes kanë marrë dëmtime të lehta drejtuesi i mjetit shtetasi A.M., dhe pasagjerët në këtë mjet E.S.,dhe A.M., banues në Kosovë, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital, janë larguar për në banesë.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “./albeu.com
Meteorologia e njohur Lahjda Porja, në lidhjen direkte me “Vila 24”, bëri të ditur se; java e fundit e qershorit…
Në një intervistë për A2 CNN, Jorida Tabaku, konferencën e 19-të të Komiteti të Stabilizim Asocimit Shqipëri-Bashkimi Evropian që u…
Këtë të hënë, kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit…
Lufta për territor, influencë e pushtet, orienton krimin drejt përdorimit të armëve. Shpesh përdor intrigat për të dominuar qytetin dhe…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në lagjen Myq-Mamëz të qytetit të Kukësit. Flakët…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lënë të kuptohet se mund ta mirëpresë rrëzimin e Qeverisë…