Nga 1 janari 2027, tarifat e ngrohjes qendrore për qytetarët mund të rriten me rreth 7,5 për qind, nëse Komisioni Rregullator i Energjetikës miraton propozimet. Në Shkup, familjet që aktualisht paguajnë 3 mijë denarë në muaj, mund të përballen me një faturë prej 3,225 denarësh.
Për kompanitë dhe personat juridikë që furnizohen me ngrohje qendrore, rritja e parashikuar është rreth 13 për qind. Si arsye për këtë propozim përmendet shtrenjtimi i gazit natyror në bursat ndërkombëtare. Nëse konfirmohet, kjo do të shënojë rritjen e tretë të çmimit të ngrohjes brenda një viti.
None found
Po nga 1 janari 2027, paralajmërohet edhe rritje prej 2 deri në 3 për qind e çmimit të energjisë elektrike. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se Qeveria do të përpiqet ta parandalojë shtrenjtimin dhe të mbrojë standardin e qytetarëve.
“Jo. Kjo varet nga Komisioni Rregullator. Ne e dimë që ne si Qeveri vendosim për çmimin që EMV do të paraqesë në ankand dhe në tenderin e shpallur nga “EVN Home”. Ne si Qeveri do të bëjmë çmos që të mos e rrisim atë çmim dhe do ta mbrojmë standardin e qytetarëve me të gjitha mjetet e mundshme, edhe pse çmimi në bursa është katër deri në pesë herë më i lartë se ai që do të ofrojë EMV”, deklaroi Hristijan Mickoski.
Disa ditë më parë, Mickoski paralajmëroi se dimri do të jetë i vështirë, duke thënë se bota po përballet me një krizë të madhe energjetike.
Ndërkohë, opozita ngre vazhdimisht shqetësimin për shtrenjtimet, të cilat, sipas saj, do të ndikojnë drejtpërdrejt në çmimet e ushqimeve dhe të shërbimeve.
Valdrina dhe Bejta kanë qenë në qendër të vëmendjes në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Valdrina i ka treguar…
Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka kritikuar drejtimin aktual të partisë, duke paralajmëruar se me kursin e ndjekur nga Lumir…
Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka vërtetuar dënimet e…
Një ngjarje tragjike ka tronditur një familje në Florida të Shteteve të Bashkuara, ku djali 19-vjeçar i një komisioneri të…
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, përsëriti ftesën ndaj partive të reja për t’u bashkuar në një front të përbashkët…
Qytetarët janë rikthyer sërish në protestë para Kryeministrisë në Tiranë, kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë. Të rinj, studentë dhe…