“U nxitove kur le Borën e i the të dua Beatrixit”, opinionistja e njohur ia thotë troç, Donaldi befason me përgjigjen: Nuk paguhem për këtë unë!

Ditët e fundit duket se mes Donaldit dhe Beatrixës ka një ftohje të theksuar. Beatrix u shpreh se partneri i saj nuk i jep më vëmendje si në ditët e para.

‘’Nuk ma kap më dorën si në fillim’’, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër ishte Donaldi i cili shprehu keqardhjen për gjithë situatën e krijuar dhe pamundësinë që Beatrix po i krijon për t’i përmirësuar gjërat.

‘’Unë e kam pyetur disa herë se çfarë ka, por nuk ka dashur të më japë përgjigje. E di që do vëmendje gjithë ditën por sipas meje unë e kam dhënë. Nuk paguhem për këtë, unë nuk jam klloun’’, u shpreh ai i nervozuar.

Ndërkohë që opinionistja Dalina Buzi ia tha troç se Donaldi i tha shumë shpejt të dua Beatrixit, ndërkohë që më pas mbeti brenda fjalëve të tij dhe tashmë gjërat mes tyre janë ftohur dukshëm./albeu.com/


Shtuar 12.01.2022 08:28