U nda nga Fjolla Morina, Fisnik Syla zbulon arsyen e vërtetë (FOTO LAJM)

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla ka treguar arsyen e ndarjes nga këngëtarja Fjolla Morina.

I ftuar në një emision, biznesmeni tha se nuk është tip tradhtar. Ai zbuloi se se lidhja e tyre thjesht nuk po funksiononte më.

“Ata që rrinë afër meje e dinë që Fisniku nuk është tradhtar. Kur jam në një lidhje jam shumë i fokusuar. E kemi parë që nuk funskion më lidhja jonë. Ka mbaruar gjithçka”, u shpreh ai.

Kujtojmë se më parë Fjolla kishte postuar në rrjetet e saj sociale, duke nënkuptuar se arsyeja e ndarjes së tyre ishte tradhëtia.

“Nëse keni humbur një tradhtar mos qani kurrë, pasi ai ka humbur një femër që e do, ndërsa ti ke humbur një mashtrues”, ka thënë këngëtarja.

Ata i dhanë fund martesës pak kohë më parë. Thumbat në rrjete sociale kanë lënë të kuptohet se ndarja e tyre nuk ka qenë paqësore./albeu.com/


Shtuar 28.03.2022 21:47