Policia e Elbasanit vuri në pranga Altin Dervishin dhe shpalli në kërkim vëllain e tijdhe Ervis Dervishi, pasi kanosën një 34-vjeçar, për t’iu dhënë 200 000 euro që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale, të kryera jashtë vendit.
Mësohet se vëhet fjalë për shtetasin Aleko (Blerim) Mehmet Ferhati, i datëlindjes 31 shtator 1989, banues në fshatin Kajan të Belshit.
None found
Më herët policia njoftoi se në kuadër të operacionit “Pressure” arrestoi në flagrancë shtetasin Altin Dervishi , 35 vjeç, dhe shpalli në kërkim vëllai i tij, shtetasi Ervis Dervishi, 31 vjeç, të dy banues në Belsh.
Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 2 shtetas kanë Ferhatin, 34 vjeç, që ai t’iu jepte shumën 200 000 euro, e cila dyshohet se rrjedh nga veprimtari të përbashkëta kriminale, në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë vendit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 1 motomjet dhe 2 celularë, në pronësi të 2 vëllezërve.
Vijon puna për kapjen e 31-vjeçarit, si dhe vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
/Albeu.com/
Kupa e Botës ka rikthyer në qendër të vëmendjes një nga tifozët më të famshëm të futbollit meksikan. Hector Chavez,…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish në një postim publik, në një kohë kur brenda…
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës po vazhdon tensioni i brendshëm pas rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, ku disa degë…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish në një postim publik, në një kohë kur brenda…
Shumë prej legjendave të futbollit zviceran e konsiderojnë Granit Xhakën si lojtarin më të mirë në historinë e kombëtares helvetike.Kapiteni…
Dashi Do keni nevoje për me shume siguri sot ne jetën tuaj ne çift ne mënyrë qe te merrni vendime…