Kreshnik Spahiu ka reaguar pas arrestimit të këngëtares Elsa Lila gjatë ditës së sotme në Itali.
Spahiu i ka dalë në mbrojtje këngëtares shqiptare Elsa Lila, e cila u arrestua ditën e sotme në Itali, e akuzuar si pjesëtare e një bande droge.
Ai shkruan se Elsa Lila po sulmohet nga gjysma e mediave shqiptare jo për atë që akuzohet, por për bvidjet politike. Spahiu thotë se zëri dhe tingujt e saj do lënë gjurmë për Shqipërinë, më shumë se “loti që pikon” nga sytë tuaj për partinë.
“Sot Elsa Lila është sulmuar barbarisht nga gjysma e mediave shqiptare, jo për atë çfarë akuzohet apo arrestohet, por për bindjet politike.
O njerëz, Elsa përpara se të jetë socialiste, është nënë, bashkshorte, motër por dhe ikonë e muzikës shqiptare.
Zëri dhe tingujt e saj do lënë gjurmë për Shqipërinë, më shumë se “loti që pikon” nga sytë tuaja për partinë”, shkruan Kreshnik Spahiu./albeu.com/