Një turiste gjermane, 41-vjeçare, është dërguar sot rreth orës 14:00 pa shenja jete në spitalin rajonal të Vlorës.
Policia bën me dije se nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërkohë që pushonte në një kamping në Zvërnec.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.