shqiperi

Trukimet e ndeshjeve në Shqipëri, SPAK kërkon burg për gjyqtarin, zyrtarin e klubit dhe ish-futbollistin

Trukimi i ndeshjeve të futbollit shqiptar përfundon në dyert e SPAK dhe më në fund ka një kërkesë zyrtare për të dënuar pjesëmarrës në manipulimin e rezultatit të ndeshjeve. Bëhet fjalë për një sfidë të Kategorisë së Dytë, atë mes Selenicës dhe Përmetit në marsin e vitit 2020, të fituar nga skuadra e Përmetit me shifrat 1-0 falë një penalltie.

Pas përfundimit të hetimeve, SPAK ka kërkuar 2 vite e gjashtë muaj burg për gjyqtarin e asaj ndeshje, Qerim Ruçi, i cili akuzohet se me vendimet e tij ka ndikuar direkt në rezultatin e asaj sfide. Kërkohet dënim me burg edhe për zyrtarin e Përmetit, Bledar Hajredini, si dhe ish-futbollistin Markelian Alinani. Ky është përfundimi i një hetimi që nisi në mënyrë rastësore, pasi teksa po hetohej një çështje korrupsioni, dolën në pah disa përgjime bisedash mes këtyre personave që çuan në përfundimin se ndeshja ishte trukuar.

Të lidhura

None found

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.102/4 të vitit 2021. Në përfundim të hetimeve paraprake, janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim të pandehurit:
AKUZA

Mbi dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.102/4, viti 2021

Markelian Alinani, akuzuar se ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dhe “Paracaktim i rezultateve sportive”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i parë dhe 25, 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Qerim Ruçi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a, paragrafi i dytë dhe 25 të Kodit Penal.

Bledar Hajredini, akuzuar se ka kryer veprën penale “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a, paragrafi i dytë dhe 25 të Kodit Penal.

DËNIMI I KËRKUAR NGA SPAK
Markelian Alinani – 3 vite e 6 muaj burg
Qerim Ruçi – 2 vite e 6 muaj burg
Bledar Hajredini – 2 vite burg

të fundit

Java e 4-t e Kategorisë së Parë pëson ndryshime, katër skuadrat kryesore përfshihen në rregullimet e reja të kalendarit

Kategoria e ParëKomisioni i Ligave dhe Garave ka vendosur ndryshimin e datës dhe orarit për dy prej ndeshjeve të javës…

2 minutes ago

Nait Hasani shpreh pritshmëri për lirimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së

Ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, pret që sot, ish krerët e UÇK-së të lirohen nga Gjykata…

2 minutes ago

Conte në radar për stolin e United, Carrick nën presion

Pushimi i Antonio Contes nga futbolli mund të përfundojë më herët nga sa pritej, pasi Manchester United raportohet se po…

3 minutes ago

CMC reports: No active fires, 11 of them completely extinguished

Deri në orën 7:30 të mëngjesit të sotëm u regjistruan gjithsej 12 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat…

5 minutes ago

Adriatik Lapaj from The Hague: A historic day, I hope the liberators return with their heads held high

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka udhëtuar drejt Hagës, ku sot pritet të shpallet vendimi për ish-krerët e…

6 minutes ago

Wanted by Greek authorities, Alket Rizai disappears after violating prison leave

Një operacion i gjerë është ndërmarrë nga Policia Greke për lokalizimin dhe arrestimin e Alket Rizait, i cili nuk u…

7 minutes ago