Categories: sport

Conte në radar për stolin e United, Carrick nën presion

Pauza e Antonio Contes nga futbolli mund të marrë fund më shpejt se sa ishte parashikuar, pasi Manchester United po vlerëson mundësinë e angazhimit të trajnerit italian si pasues i Michael Carrick.

Të lidhura

None found

Sipas Corriere della Sera, cituar nga Calciomercato, Conte ndodhet në krye të preferencave të drejtuesve të United, nëse klubi merr vendimin për të ndërprerë bashkëpunimin me Carrick, pas një nisjeje zhgënjyese të sezonit. “Djajtë e Kuq” kanë arritur të sigurojnë vetëm katër pikë në katër javët e para të Ligës Premier.

Pak muaj më parë, Carrick firmosi një kontratë të re që e lidh me klubin deri në qershor të 2029-ës. Ai u vendos në krye të ekipit pas largimit të Ruben Amorimit në muajin janar dhe arriti t’i sigurojë skuadrës pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, bagazhi i gjerë profesional dhe trofetë e fituar nga Conte duket se po i tërheqin drejtuesit e klubit anglez, të cilët po e shohin italianin si një opsion për një eventual ndryshim në stol.

Ish-trajneri i Juventusit është pa angazhim që nga muaji maj, kur ndërpreu marrëveshjen me Napolin një vit përpara përfundimit të saj. Sipas burimeve, Conte do të pranonte një rikthim në punë vetëm në rast se bëhet fjalë për një klub të nivelit të lartë dhe një projekt që i përshtatet ambicieve të tij personale.

Kjo situatë mund të ketë jehonë edhe për Juventusin, pasi trajneri aktual Luciano Spalletti ndodhet nën trysni, për shkak të nisjes së dytë më të dobët të klubit në kampionat gjatë tetë sezoneve të fundit.

Spalletti ka një kontratë me Juventusin e vlefshme deri në qershor të 2028-ës dhe gjatë kësaj jave mori përkrahje publike nga ana e drejtuesve. Megjithatë, një pjesë e mbështetësve do ta prisnin pozitivisht një rikthim të mundshëm të Contes në Torino.

të fundit

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bijë

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 08:45 në segmentin e autostradës që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e…

3 minutes ago

Forma e shkëlqyer e Muçit në Trabzonspor i jep Maranit shpresë për ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë

Prania e Ernest Muçit në Kombëtare, mund të shihet si një plan strategjie për trajnerin Rolando Maran [...]Read More...

8 minutes ago

Rio Ferdinand sheh Mauricio Pochettinon si zgjedhjen e duhur për Manchester Unitedin

Rio Ferdinand beson se Mauricio Pochettino është kandidati më i mirë për të zëvendësuar Michael Carrick te Manchester United, me…

8 minutes ago

Gas leak at a bakery in Fier leaves two workers unconscious; they are rushed to hospital

Dy punonjës të një furre buke në fshatin Qënas në Fier janë asfiksuar mëngjesin e kësaj të mërkure si pasojë…

9 minutes ago

Policia kontrollon banesën e Icardit pas kallëzimit të Wanda Narës; futbollistit i ndalohet kontakti me vajzën

Gjyqësori argjentinas po heton Mauro Icardin nën dyshimin për goditjen e vajzës 11-vjeçare. Policia bastisi shtëpinë e tij në Nordelta…

15 minutes ago

Conte angazhon Pini Zahavin për të siguruar stolin e Manchester Unitedit

Antonio Conte po synon seriozisht stolin e Manchester Unitedit dhe ka ndërmarrë hapa konkretë për të avancuar kandidaturën e tij.…

27 minutes ago