shqiperi

“Tre projekte transformuese”, Rama inspekton punimet në Pogradec

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm ndodhej në Pogradec për të parë nga afër punimet në kantieret e hapura për tre projekte të integruara, Shëtitores së Tushemishtit, Parkut të Drilonit dhe rrugës së aksesit deri në pikën doganore të Tushemishtit.

Rama shoqërohej nga kryebahskiaku i Pogradecit, Pogradecit Ilir Xhakolli, Drejtori i FSHZH Dritan Agolli, si dhe inxhinierë e drejtues punimesh.

Të lidhura

None found

“Në këtë zonën këtu janë tre projekte që janë të integruara. Një është projekti që është financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan, që ka të bëjë me gjithë pjesën e Drilonit brenda. Projekti i dytë që është komplementar me të, është projekti qe financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit që është shëtitorja e Tushemishtit së bashku me molet dhe pasarelën dhe rrugën e aksesit deri në pikën doganore të Tushemishtit, është dhe bypass-i i Tushemishtit që financohet përsëri nga Fondi Shqiptar dhe BB, për devijimin e trafikut,  pasi këtu do të bëhet shëtitore e gjitha, do jetë pedonale, -nga fshati, duke e lidhur me pikën doganore, për të cilën mbyllëm procesin e shpronësimeve dhe fillojmë nga puna brenda javës”, shpjegoi Drejtori i FSHZH Dritan Agolli ndërsa theksoi se “aktualisht jemi në fazë të avancuar punimesh të të dyja kontratave.”

Projekti transformues, jo vetëm ngre në një tjetër standard infrastrukturën në tërësi, por edhe sjell risi arkitekturore, duke e bërë më tërheqëse dhe më të aksesueshme hapësirën publike.

“Dy janë mole që mund të ankorohen varkat dhe dy të tjerat janë mole për turistët, për vizitorët. Ajo që është e rëndësishme është dhe një pasarelë, futet në liqen, ecën nëpër liqen dhe lidhet prap me molin tjetër që ka për të qenë një rrugë që njerëzit të mund të ecin në liqen. Po ndërkohë dhe rruga nga Tushemishti deri në doganë, është rrugë që po zgjerohet, rikonstruktohet, ka trotuar, korsi biçikletash. Bëhet një rrugë turistike njëlloj si pjesa e parë”, detajoi Drejtori i FSHZH Agolli, teksa shtoi se: “Sezonin tjetër kjo do të ketë marrë formë, mund të kenë ngelur gjëra të vogla. Shpresojmë që në harkun kohor të 3 muajve ne të mbyllim bypass-in, se e shkurtër është si rrugë, në mënyrë që të devijojmë trafikun dhe kalojmë me shtresën e fundit, gjelbërimin dhe ndriçimin. Pjesa tjetër e punimeve, punimet nëntokësore kanë mbaruar të gjitha.”

Sipërfaqja ku shtrihet shëtitorja e Tushemishtit dhe Parku i Drilonit do të shumëfishohet në 150 hektarë, e gjitha në funksion të turizmit, me 13 ura të reja, shëtitore, korsi biçikletash, 8 mijë pemë të mbjella, 5 km gjatësi e lundrueshme me varkë, do të ketë 3 parkime me 550 vende për automjete, e gjitha një zonë e aksesueshme deri në Zagorçan, për të përfunduar në pikën doganore të Tushemishtit.

“Në krahasim me çfarë ka qenë më përpara e shumëfishojmë sipërfaqen, nga rreth 10-15 hektarë që ishte, sipërfaqja shkon 150 hektarë. Të gjitha në funksion të turizmit me lëvizje të kufizuara automjetesh, me ndriçim, mobilim urban që vizitohet në çdo periudhë të ditës, mundësisht në çdo periudhë të vitit. Kjo është 1 nga 13 urat e reja që janë në ndërtim. 11 kanë mbaruar. Urat janë bërë me një lartësi rreth 1.7 metra në mënyrë që aksesi dhe lundrimi me varka të jetë pa probleme. Edhe pak fillojmë me përfundimin e gjelbërimit. Do kemi rreth 7-8 mijë shkurre dhe pemë, përveç barit. Gjatësia e lundrueshme me varkë mendohet do jetë diku 4-5 km nëpër kanale të navigueshme me varka të llojeve të ndryshme që do jetë risi dhe për zonën sepse do jetë e aksesueshme deri në Zagorçan, edhe me varkë edhe me këmbë sepse është një sipërfaqë rreth 870 metra linearë e pashkelur që i shtohet parkut. Besoj brenda muajit janar mbarojmë dhe ndriçimin në të gjithë zonën që të jetë e aksesueshme edhe ditën, edhe natën. – shpjegoi drejtuesi i punimeve, ndërsa theksoi se “shumë shpejt do të fillojë ndërtimi i tre parkimeve në dalje që akomodojnë rreth 550 automjete. Njerëzit do të shëtisin me biçikleta, me varka, me mjete alternative.”

të fundit

Federatat e sportit kërkojnë pagesa të menjëhershme dhe paralajmërojnë veprime të koordinuara

Shumica e federatave sportive të Kosovës kanë shprehur shqetësimin për vonesat në realizimin e financimit publik, duke kërkuar nga institucionet…

3 minutes ago

Përplasje e ashpër në Kuvend mes Kurtit dhe Bajramit: “Nuk jeni gjyqtare, por deputete

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përplasur me deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, gjatë seancës së…

13 minutes ago

Medical student Klea Veli denounces decision of 11 professors who dismissed her from Academic Senate: They removed me only because I supported protesters!

Studentja e Mjekësisë, Klea Veli, ka reaguar publikisht pas vendimit të 11 profesorëve për largimin e saj nga Senati Akademik…

13 minutes ago

Kilaj pas lirimit nga Haga: Të lësh pas shokët që janë vetë historia e Kosovës nuk është aspak ndjenjë e mirë

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ka thënë për KosovaPress se nuk është ndjenjë e mirë që është…

13 minutes ago

General strike paralyzes Italy on Friday, cancellations expected in transport and disruptions in education and health care

Italia pritet të përballet me një ditë të vështirë të premten, më 20 nëntor 2026, për shkak të një greve…

13 minutes ago

Historic euro decline, the European currency falls below 90 lek for the first time

Euro vijon të regjistrojë kuotime të dobëta në tregun valutor shqiptar. Sipas tabelës së kursit të këmbimit të publikuar këtë…

13 minutes ago