Giorgia Meloni në çdo version! E buzëqeshur, enigmatike, e inatosur deri tek Giorgia fëmijë e adoleshentë.
Një ekspozitë të tillë do e kishin zili shumë kryeministra të botës. Gjendet tek ‘Tratoria Meloni” shtëpia e re e biznesmenit dhe sipërmarrësi Gjergj Luca që hapi dyert mbrëmë dyert.
Më shumë se restorant është një galeri ku në çdo ceptë murit varen portrete të kryeministres italiane Giorgia Meloni realizuar me mjeshtëri nga Helidon Haliti.
“Për të demonstruar shpirtin e saj që nuk e kemi parë tek politikaënt tanë” thotë Gjergj Luca për gazetarët italianë të Tg 4.
Një grup gazetarësh të televizionit Italian ishin atje për të parë nga afër restorantin e dedikuar kryeministres Italiane.
Vendndodhja?
Shëngjin. Tashmë të gjithë italianët e njohin si vendi ku do të ngrihen dy kampet që do të presin emigrantët pas marrëveshjes së firmosur mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Giorgia Meloni.
“Nëse doni të krijini një pjatë miske mes Giorgio Luca e Giorgia Meloni e të quhet ‘Giorgini” unë jam gati u thotë ai gazetarëve duke qeshur.
Sipërmarrësi shpreson një ditë që vetë kryeministrja italiane të jetë atje, si kliente për të konsumuar specialitetet që ofron tratoria me emrin e saj. E nëse do të ndodhte kështu sigurisht që tavolina do të ishte falas.
“Unë jam i dashuruar me Melonin u thotë Gjergj Luca gazetarëve italianë.