shqiperi

Transportonte inerte por një pjesë e tyre i ranë rrugës, shoferi në Dibër gjobitet me 600 mijë lekë

Policia e Dibrës ka gjobitur 34-vjeçarin me iniciale A.I.

Ky i fundit, sipas bluve, ka transportuar inerte, por një pjesë e tyre i kanë rënë rrugës, duke u bërë rrezik për aksidentet rrugore.

Të lidhura

None found

Për këtë, policia e ka gjobitur me 600 mijë lekë të vjetra 34-vjeçarin.

“Shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë monitorimit të qarkullimit të automjeteve, kanë konstatuar në aksin rrugor “Maqellarë-Rrethi i Bllatës”, të hedhura në rrugë një sasi inertesh, që ishin rrezik për shkaktim aksidenti rrugor nga drejtuesit e tjerë të automjeteve, menjëherë kanë identifikuar drejtuesin e këtij automjeti, shtetasin A.I., 34 vjeç, dhe e kanë ndëshkuar atë me masë administrative 60 000 lekë të rinj, sipas neneve 99/14; 15/2 dhe 209/5 të Kodit Rrugor”, njofton policia.

Policia Rrugore e Dibrës, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të mos hedhin mbeturina apo inerte në rrugë dhe të mos kryejnë veprimeve të tjera të ndaluara, sepse mund të bëhen burim aksidenti, për përdoruesit e tjerë të rrugës./vizionplus.tv

të fundit

Grabitje në vilën e Eder Militaos gjatë El Clasicos, dëmi kap vlerën e mbi 350 mijë eurove

Mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao, është bërë viktimë e një grabitjeje në vilën e tij luksoze në lagjen La…

5 minutes ago

Dinamo Ferizaj shkarkon Leotrim Krasniqin pas pesë sfidave pa triumf

FC Dinamo Ferizaj ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin e ekipit të parë, Leotrim Krasniqi, pas një serie rezultatesh…

11 minutes ago

Rexhepi: Lufta ndaj armëve ilegale kërkon kontrolle më të forta dhe angazhim të vazhdueshëm

Informacionet e qytetarëve kanë ndihmuar Policinë e Kosovës në zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie armësh dhe municioni në një…

18 minutes ago

Frightening crash in Librazhd! Car ends up in a ravine 150 meters from the road, a p*stol is found near the vehicle

Një automjet tip “Benz”, ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj të bashkisë Prrenjas , duke…

25 minutes ago

Falling water levels at Fierza reveal the ruins of Old Kukës

Reshjet e fundit nuk kanë ndikuar aspak në nivelin e liqenit të Fierzës. Siç shihet edhe nga pamjet, niveli i…

25 minutes ago

Head of Serbia’s Criminal Police arrested over alleged manipulation of investigations and mistreatment of protesters after student opposition victory

Një javë pas fitores së opozitës në zgjedhjet parlamentare në Serbi, është arrestuar Marko Kriçak, drejtuesi i Policisë Kriminale Serbe,…

25 minutes ago