FC Dinamo Ferizaj ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin e ekipit të parë, Leotrim Krasniqi, pas rezultateve të dobëta të regjistruara në Ligën e Parë të Kosovës.
Klubi ferizajas e konfirmoi vendimin përmes një njoftimi zyrtar, ku shprehu mirënjohjen ndaj Krasniqit për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë periudhës në krye të skuadrës.
None found
Ndarja vjen pas pesë ndeshjeve të fundit, në të cilat Dinamo, nën drejtimin e Krasniqit, mori tri humbje dhe dy barazime, duke mbetur pa fituar asnjë prej tyre.
Pas 13 xhirove të zhvilluara në kampionat, Dinamo Ferizaj ka mbledhur 20 pikë dhe pozicionohet në vendin e shtatë të tabelës së Ligës së Parë.
Rezultatet e fundit e kanë shtyrë klubin të bëjë ndryshime në pankinë, me qëllim përmirësimin e paraqitjeve dhe rikthimin te fitoret. Në komunikatën e publikuar, drejtuesit ferizajas kanë vlerësuar punën e trajnerit të larguar.
“Klubi e falënderon trajnerin Krasniqi për angazhimin, punën dhe kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte pjesë e skuadrës sonë. I urojmë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës profesionale”, thuhet në njoftimin e Dinamos.
Ende nuk është bërë e ditur se kush do ta pasojë Leotrim Krasniqin dhe do të marrë drejtimin e skuadrës ferizajase në vijim të kampionatit.
BMW ka prezantuar gjeneratën e re elektrike të Serisë 3, duke sjellë një model që kombinon autonominë e lartë, performancën…
WhatsApp ka prezantuar katër funksione të reja që synojnë ta bëjnë më të lehtë menaxhimin e bisedave në grup. Përditësimi…
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një letre tjetër të Arlinda Zekajt, e cila ia kishte…
Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet…
Babai i Jessica-s, 32-vjeçares që humbi jetën në qershor të vitit 2024 në Itali, ka reaguar pas arrestimit të bashkëshortit…
Informacionet e qytetarëve kanë ndihmuar Policinë e Kosovës në zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie armësh dhe municioni në një…