shqiperi

Transportonte drejt Shqipërisë mijëra tonë naftë të kontrabanduar, arrestohet kapiteni rus

Policia ka arrestuar kapitenin rus të anijes me të cilin po hynte në Shqipër nafta kontrabandë nga Rusia. Në pranga ka rënë shtetasi A. S., 47 vjeç, për veprat penale “Kontrabanda me mallrat për të cilat paguhet akcizë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Kujtojmë se më 19 shkurt, në kuadër të operacionit “Embargo”, policia bllokoi një anije me flamur liberian, e cila transportonte 22 500 tonë naftë, me dokumentacion të falsifikuar, pasi bazuar në dyshime të arsyeshme, kjo sasi nafte e kishte origjinën nga vendet me embargo dhe ishte e kontrabanduar. Në vijim të veprimeve procedurale, Policia sekuestroi anijen dhe dokumentacionin e lundrimit të kapitenit, si dhe bllokoi ekuipazhin që përbëhej nga 22 shtetas.

Të lidhura

None found

Njoftimi i policisë:

Durrës/Vijojnë veprimet operacionale dhe hetimore në kuadër të operacionit policor të koduar “Embargo”.

Vihet në pranga kapiteni i anijes (shtetas rus) që transportonte 22 500 tonë naftë të kontrabanduar.

Sekuestrohen sasia e naftës së kontrabanduar dhe anija që e transportonte atë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, strukturat qendrore të Policisë Kriminale dhe Policia Kufitare e portit të Durrësit, kanë vijuar hetimet e thelluara dhe veprimet operacionale, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, me qëllim zbardhjen e plotë të tentativës për të futur në vendin tonë, 22 500 tonë naftë të kontrabanduar, si dhe me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të përfshirë.

Për këtë rast, u vu në pranga kapiteni i anijes që transportonte 22 500 tonë naftë të kontrabanduar, shtetasi A. S., 47 vjeç, banues në Rusi, për veprat penale “Kontrabanda me mallrat për të cilat paguhet akcizë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Më 19 shkurt, në kuadër të operacionit “Embargo”, falë inteligjencës informative, Policia bllokoi një anije me flamur liberian, e cila transportonte 22 500 tonë naftë, me dokumentacion të falsifikuar, pasi bazuar në dyshime të arsyeshme, kjo sasi nafte e kishte origjinën nga vendet me embargo dhe ishte e kontrabanduar. Në vijim të veprimeve procedurale, Policia sekuestroi anijen dhe dokumentacionin e lundrimit të kapitenit, si dhe bllokoi ekuipazhin që përbëhej nga 22 shtetas.

Në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet e thelluara, me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kunndërligjshme, si dhe për identifikimin e personave fizikë apo juridikë të përfshirë në këtë rast./albeu.com

të fundit

Gjendja në kufijtë e Kosovës pas mbërritjes së mërgimtarëve, publikohen të dhënat e fundit për pritjet

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit mbi gjendjen e qarkullimit në pikat kufitare të…

11 minutes ago

Artur Meçollari: Algoritmi është thyer, largimi i Ramës nuk negociohet

Artur Meçollari ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku është ndalur te protesta e opozitës, të cilën e…

11 minutes ago

Halil Geci: Ideja e ndarjes së Kosovës mbetet kërcënim, atdheu nuk bëhet pazar politik

Veprimtari Halil Geci ka reaguar përmes një postimi publik, duke folur për idenë e ndarjes së Kosovës, të cilën e…

33 minutes ago

Halil Geci: Plani për ndarjen e Kosovës mbetet një rrezik që s’duhet harruar, atdheu nuk është për pazare

Veprimtari Halil Geci ka reaguar përmes një postimi publik, duke folur për idenë e ndarjes së Kosovës, të cilën e…

44 minutes ago

Mbappe nga penalltia çon Francën në çerekfinale, Paraguai mposhtet 1-0 pas një sfide të vështirë

Franca ka prerë biletën për në çerekfinalen e Kampionatit Botëror, pasi mposhti Paraguain me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e…

7 hours ago

Tuchel në stol, por jo një Angli e re: “Tre Luanët” vijojnë të ngjajnë me ekipin e Southgate

“Futbolli po kthehet sërish në shtëpi, me Tommy Tuchel”, ishte kënga që dëgjohej jashtë stadiumit në Atlanta, ndërsa mijëra tifozë…

8 hours ago