Categories: kosovë

Halil Geci: Ideja e ndarjes së Kosovës mbetet kërcënim, atdheu nuk bëhet pazar politik

Përmes një postimi publik, veprimtari Halil Geci ka reaguar lidhur me idenë për ndarjen e Kosovës, të cilën ai e cilëson si “vizatim kufijsh me thikë mbi harta”.

Të lidhura

None found

Sipas Gecit, për një numër të madh qytetarësh kjo çështje nuk është konsideruar asnjëherë e mbyllur dhe vijon të shihet si një rrezik i rëndë për vendin. Ai shprehet se Kosova nuk mund të trajtohet si pronë e askujt, as të ndahet dhe as të kthehet në subjekt pazari politik.

Në reagimin e tij, ai u bën thirrje qytetarëve që të mos e fshijnë nga kujtesa historinë, duke theksuar se përgjegjësia për vendimet që prekin të ardhmen e vendit nuk zhduket me kalimin e viteve. Sipas tij, “atdheu nuk shitet, por mbrohet”.

Postimi i plotë:

MOS E HARRONI KURRË! DËGJOJENI KËTË REALITET TË DHIMBSHËM PËR IDENË E “THIKAVE MBI HARTA”.

Dëgjojeni këtë realitet të dhimbshëm.

Për shumë qytetarë, ideja e një marrëveshjeje për ndarjen e Kosovës e përshkruar si “vizatim kufijsh me thikë mbi harta”,nuk është mbyllur kurrë. Ata besojnë se kjo ide vazhdon të jetë e pranishme dhe se ka pasur mbështetje edhe nga qarqe të caktuara politike.

Për ata që e shohin kështu, kjo nuk është politikë, por tradhti ndaj atdheut. Kosova nuk është pronë e askujt për t’u ndarë, për t’u copëtuar apo për t’u bërë objekt pazari politik.

Historia nuk duhet të harrohet. Populli ka të drejtë të dijë, të kujtojë dhe të gjykojë. Heshtja përballë çështjeve që prekin të ardhmen e vendit nuk është zgjidhje.

Atdheu nuk shitet, o zuzarë. Atdheu mbrohet!

Mbushuni mend dhe vini dorën në kokë. Nesër historia do të shkruajë për këtë ide dhe për veprimet e secilit. Barra e vendimeve të gabuara nuk do të mbetet vetëm mbi ju, por mund të rëndojë edhe mbi brezat që do të vijnë, mbi fëmijët tuaj.

Historia nuk harron, dhe përgjegjësia para atdheut nuk shuhet me kalimin e kohës.

të fundit

Kriza financiare shkakton ndërprerjen e ndeshjes në Irak pas vetëm 14 minutash

Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…

7 hours ago

Pozhari: After the situation in the north, the new mandate is expected to focus on tackling organized crime

Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…

7 hours ago

Horoskopi 28 Nëntor 2026/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…

7 hours ago

Anjeza sqaron historinë me Sharrin: “Polici ekziston

Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…

7 hours ago

Akili sqaron këngën: Antoneta ishte burimi i frymëzimit të tij

Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…

7 hours ago

Akili dhe Bejta sjellin në studion e BBVK performancën e këngës “Për ty pyeta hanën

Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…

7 hours ago