Categories: kosovë

Halil Geci: Plani për ndarjen e Kosovës mbetet një rrezik që s’duhet harruar, atdheu nuk është për pazare

Halil Geci ka reaguar me një postim publik lidhur me idenë e ndarjes së Kosovës, të cilën e cilëson si “vizatim kufijsh me thikë mbi harta”.

Të lidhura

None found

Ai shprehet se, për një pjesë të madhe të qytetarëve, kjo çështje nuk është mbyllur asnjëherë dhe ende shihet si një kërcënim i rëndë për vendin. Sipas Gecit, Kosova nuk i përket askujt që ta ndajë, ta copëtojë apo ta përdorë si objekt pazari politik.

Në reagimin e tij, ai u kërkon qytetarëve të mos e lënë në harresë historinë, duke theksuar se përgjegjësia për vendime që prekin të ardhmen e vendit nuk zhduket me kalimin e viteve. Siç shprehet ai, “atdheu nuk shitet, por mbrohet”.

Postimi i plotë:

MOS E HARRONI KURRË! DËGJOJENI KËTË REALITET TË DHIMBSHËM PËR IDENË E “THIKAVE MBI HARTA”.

Dëgjojeni këtë realitet të dhimbshëm.

Për shumë qytetarë, ideja e një marrëveshjeje për ndarjen e Kosovës e përshkruar si “vizatim kufijsh me thikë mbi harta”,nuk është mbyllur kurrë. Ata besojnë se kjo ide vazhdon të jetë e pranishme dhe se ka pasur mbështetje edhe nga qarqe të caktuara politike.

Për ata që e shohin kështu, kjo nuk është politikë, por tradhti ndaj atdheut. Kosova nuk është pronë e askujt për t’u ndarë, për t’u copëtuar apo për t’u bërë objekt pazari politik.

Historia nuk duhet të harrohet. Populli ka të drejtë të dijë, të kujtojë dhe të gjykojë. Heshtja përballë çështjeve që prekin të ardhmen e vendit nuk është zgjidhje.

Atdheu nuk shitet, o zuzarë. Atdheu mbrohet!

Mbushuni mend dhe vini dorën në kokë. Nesër historia do të shkruajë për këtë ide dhe për veprimet e secilit. Barra e vendimeve të gabuara nuk do të mbetet vetëm mbi ju, por mund të rëndojë edhe mbi brezat që do të vijnë, mbi fëmijët tuaj.

Historia nuk harron, dhe përgjegjësia para atdheut nuk shuhet me kalimin e kohës.

të fundit

BBC pasqyron protestat në Tiranë: “Revolucioni i flamingove” zgjerohet, kërkohet largimi i Edi Ramës

Media britanike prestigjioze BBC i ka kushtuar një artikull protestave masive në Shqipëri, të cilat kërkojnë prej më shumë se…

29 minutes ago

Deutsche Welle: Në protestën e 35-të, shqiptarë nga vendi dhe diaspora kërkuan ikjen e Edi Ramës

Në protestën e 35-të kombëtare, shqiptarë nga qytete të ndryshme të vendit dhe diaspora kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama,…

30 minutes ago

Si parashikohet moti për sot, 5 korrik 2026

Përgjatë kësaj të diele, vendi ynë do të mbizotërohet nga një mot i qëndrueshëm dhe kryesisht me diell. Dita do…

32 minutes ago

The situation at Kosovo’s borders after the arrival of expatriates, latest waiting-time data published

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit mbi gjendjen e qarkullimit në pikat kufitare të…

39 minutes ago

Artur Meçollari: The algorithm has been broken, Rama’s departure is non-negotiable

Artur Meçollari ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku është ndalur te protesta e opozitës, të cilën e…

40 minutes ago

Halil Geci: The idea of partitioning Kosovo remains a threat; the homeland must not become a political bargain

Veprimtari Halil Geci ka reaguar përmes një postimi publik, duke folur për idenë e ndarjes së Kosovës, të cilën e…

40 minutes ago