Transportonin krom nga minierat e Bulqizës drejt Durrësit, bllokohen 50 makina të tonazhit të rëndë në Burrel

Të paktën 50 makina të tonazhit të rëndë, që transportojnë  mineral kromi nga minierat e Bulqizës në drejtim të Durrësit janë bllokuar këtë të mërkurë në hyrje të qytetit të Burrelit, tek vendi i quajtur “Kthesa e Sanës” nga policia bashkiake dhe ajo e rendit Mat.

Drejtuesve të 50 mjeteve transportuese të mineralit të kromit u është komunikuar se unaza e sipërme, e saporikonstruktuar, nuk do të jetë më e lejueshme për makinat e tonazhit të lartë.

Por ky vendim nuk është pritur mirë nga drejtuesit e mjeteve të kromit.

Ata kanë kërkuar që vendimi për to të jetë i zbatueshëm vetëm kur të jetë e rregulluar me sistemim asfaltim unaza e poshtme.

Sipas tyre, në gjendjen ku ndodhet ky segment rrugor bëhet shkak për dëmtimin e mjeteve./Albeu.com.


Shtuar 14.06.2023 17:54