Tragjedia në Maqellarë, ky është 35-vjeçari që e zuri mermeri poshtë, la jetim 6 fëmijë

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku humbi jetën Bedri Markja, në Maqellarë të Dibrës, policia ka arrestuar pronarin e firmës private.

Ndaj Urim Bulkut, 51 vjeç, rëndon akuza për “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për këtë ngjarje të ndodhur,  arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin Urim Bulku, 51 vjeç, banues në Peshkopi, pronar i këtij subjekti”, njofton policia.

35-vjeçari Bedri Markja humbi jetën më 16 nëntor, pasi në rrethana ende të paqarta një pllakë e madhe mermeri ka rënë dhe e ka zënë poshtë. 35-vjeçari, baba i 6 fëmijëve, ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra./albeu.com 


Shtuar 17.11.2023 13:12