Tragjedia në Fier/ Zbulohet shkaku i vrasjes së 23-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Fier. Xhimi Bakaj është 23-vjeçari që mbeti i vdekur, pasi u qëllua me thikë nga Xhuliano Miho në rrugën “Ramiz Aranitasi”.

Shkak për vrasjen e të riut mësohet se është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë.
Kjo e fundit kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me 23 vjeçarin.

Sakaq, mbrëmjen e sotme, autori është ndeshur në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar tri herë me thikë.

“Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe  po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, sipas policisë.


Shtuar 5.07.2024 23:18

Tags: ,