Partia Social Demokrate arriti të korrte fitore masive në zgjedhjet e 14 Majit, duke marrë rreth 85 mijë vota dhe gati 120 mandate këshillash bashkiak.
Edhe pse u konsiderua surpriza e këtyre zgjedhjeve, për kryetarin e PSD-së, Tom Doshi, rezultati ishte i pritshëm, madje edhe i kënaqshëm.
None found
I ftuar në “Top Story” ai tha se rezultatet e zgjedhjeve erdhën në sajë të një pune graduale që ka rritur partinë ndër vite.
Doshi: Rezultati nuk është surprizë, partia është rritur gradualisht. Kur kam kandiduar për herë të parë me Partinë Social Demokrate në qarkun e Shkodrës në 2017-ën kam qenë deputeti më i votuar me 13400 vota, duke i pasur të gjitha partitë kundër.
Ne në atë kohë nuk kishim as komisionerë. Vetëm vëzhgues.
Në 2019-ën, morrëm pjesë në zgjedhjet që PD-ja nuk mori pjesë, por vendosi t’i braktiste zgjedhjet lokale. Mandatet që ne morëm s’kishin ndonjë vlerë, pasi ishte mazhoranca ajo që i kishte të gjitha bashkitë, PS-ja.
Në 2021-shin unë u bëra kryetar partie dhe më lanë pa fushatë. Unë jam përqendruar në dy qarqe, Shkodër dhe në Tiranë.
Në Shkodër mora 2 mandate, në Tiranë 1. Gjatë kësaj kohe kemi punuar me njerëzit, kemi pasur kontakte dhe në këto zgjedhje kemi marrë një rezultat që duhet me thënë, i kënaqshëm, jo surprizë./Albeu.com/
Hetimi për incidentin me aeroplanin e “Rajaner” nga Selaniku për në Memingen, i cili ndodhi dje në mëngjes mbi Maqedoni,…
Zlatan Ibrahimovic ka bërë një deklaratë të fortë për Fox Sports lidhur me eliminimin befasues të Belgjikës nga Kupa e…
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në një objekt në territorin e komunës së…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në Kongresin e 9-të Zgjedhor të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës…
Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vendi hyn në një fazë vendimtare…
Eurodeputetja italiane Cristina Guarda ka reaguar pas vizitës së saj në Shqipëri ku mori pjesë në protestën antiqeveritare që po…