Categories: sport

Ibrahimovic pas daljes së Belgjikës: Trajneri duhet të turpërohet, ai futbollist nuk e meritonte aktivizimin

Zlatan Ibrahimovic reagoi ashpër në Fox Sports pas eliminimit surprizë të Belgjikës nga Kupa e Botës 2026.

Të lidhura

None found

Ish-sulmuesi suedez, që tani mban rolin e analistit te transmetuesi amerikan, e drejtoi gishtin nga përzgjedhësi Rudi Garcia, të cilin e konsideroi përgjegjësin kryesor për humbjen në çerekfinale kundër Spanjës.

Sipas tij, gjithçka lidhej me zgjedhjen e bërë në portë. Pas dëmtimit të Thibaut Courtois, tekniku belg vendosi të aktivizonte Senne Lammens, i cili më pas kreu një gabim vendimtar që ndikoi në largimin e Belgjikës.

Vendimi i Garcias mori edhe më shumë kritika pas komenteve të mëvonshme të portierit të Real Madridit, i cili bëri të ditur se ishte i gatshëm të qëndronte në fushë pavarësisht shqetësimit fizik.

“Kjo humbje është faji i trajnerit. Ishte vendimi i tij që i kushtoi Belgjikës ndeshjen. Pse e futi Lammensin kur në stol ishte Penders?”

“Vetëm sepse njëri luan për Manchester Unitedin dhe tjetri për Strasbourgun? Nuk mund ta zgjedhësh kështu portierin e një kombëtareje”, u shpreh Ibrahimovic.

Më tej, ai vijoi me vlerësime më të larta për portierin tjetër belg.

“Penders është shumë më i mirë. Lammens është i mbivlerësuar në këtë nivel. Të gjithë e panë këtë. Është turp. Trajneri kryesor dhe trajneri i portierëve duhet të kenë turp”, përfundoi ai.

Belgjika u eliminua nga Spanja pas humbjes 2-1 në çerekfinale, ndërsa goli vendimtar u shënua nga Mikel Merino në minutat e fundit të takimit.//

të fundit

Navalnaya paralajmëron për afrimin mes regjimeve autoritare dhe së djathtës ekstreme në Evropë

E veja e opozitarit rus Alexei Navalny, Yulia Navalnaya, ka paralajmëruar për rritjen e bashkëpunimit mes regjimeve autoritare dhe partive…

4 minutes ago

Sofia Vergara dhe Dan Reynolds bashkë në darkë: Një foto ngjall aludime për romancë

Aktorja e njohur e serialit “Modern Family”, Sofia Vergara, dhe këngëtari i grupit “Imagine Dragons”, Dan Reynolds, janë fotografuar së…

5 minutes ago

MPB nënshkruan kontratë mbi 2.1 milionë euro për dokumente dhe sisteme, pas negocimit

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nënshkruar kontratë në vlerë mbi 2.1 milionë euro për furnizim me dokumente blanko…

20 minutes ago

Onur Çakici officially takes over as KFOR deputy commander

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kryesoi ceremoninë e dorëzimit të detyrës për postin e zëvendëskomandantit në selinë e KFOR-it.…

20 minutes ago

Taravari: The time has come for constitutional amendments and further steps toward European integration

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…

21 minutes ago

DNA links Ted Bundy to the murder of Melissa Ann Smith more than 50 years after the crime

Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…

21 minutes ago