Shkaqet e incidentit me avionin e “Rajaner” që po fluturonte nga Selaniku drejt Memingenit dhe që ndodhi dje në mëngjes mbi Maqedoni, ende janë objekt hetimi, bëri të ditur Marjan Prposki, kryetar i Komitetit për Hetimin e Aksidenteve Ajrore dhe Incidenteve të Rënda.
None found
Sipas tij, komunikimi me Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit (NTSB) po vazhdon pa ndërprerje, ndërsa publiku do të njoftohet në kohën e duhur për çdo zhvillim apo të dhënë shtesë lidhur me këtë rast.
Avioni i “Rajaner”, i nisur nga Selaniku për në Memingen, u rikthye në Selanik menjëherë pas ngritjes dje, pasi gjatë fluturimit pranë një pasagjeri u shkëput një dritare, njoftoi kompania për incidentin, ku një prej udhëtarëve pësoi lëndime të lehta.
“Rajaner” sqaroi se ulja në Selanik u krye pa asnjë problem dhe se pasagjerët u kthyen më pas në terminal.
Në komunikatën e djeshme të kompanisë, të publikuar nga mediat greke, thuhej: “Një udhëtar kërkoi dhe mori ndihmë mjekësore pas uljes në Selanik. Për të minimizuar vonesën, u sigurua një aeroplan zëvendësues për të transportuar udhëtarët në Memingen, i cili u nis nga Selaniku këtë mëngjes në orën 9:35 sipas kohës lokale”.
Mediat e Selanikut, duke iu referuar rrëfimeve të udhëtarëve, raportuan dje se menjëherë pas ngritjes, ndoshta kur avioni po kalonte mbi Shkup, u dëgjua një zhurmë e fuqishme dhe më pas u thye një dritare. Sipas këtyre dëshmive, pasagjeri që ndodhej në ulësen pranë saj, për shkak të dekompresionit të menjëhershëm, rrezikoi të përfundonte jashtë avionit, por u mbajt dhe u shpëtua nga bashkëudhëtarët.
Po sipas dëshmive, në mesin e pasagjerëve pati panik, ndërsa piloti ruajti qetësinë, i qetësoi udhëtarët dhe e ktheu avionin në aeroportin e Selanikut. Disa media raportuan se dritarja mund të ishte dëmtuar nga një problem me motorin, pasi një pjesë e shkëputur e kishte goditur atë, por kjo nuk u përmend fare në komunikatën e kompanisë ajrore.
Mediat në Selanik raportuan gjithashtu se i lënduari ishte një turist rreth të 60-ave dhe se me gjasë bëhet fjalë për një shtetas serb.
Analisti Haxhi Isufi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestat e zhvilluara në vend kundër kryeministrit…
Me fokus te forcimi i dialogut social dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të…
Një nga reperët më të njohur në mbarë botën, Kanye West, është pritur nga kryeministri Edi Rama. Këtë e bëri…
Rowan Human në të majtë, i ndjeri Jayden Adams në të djathtë Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e Jayden…
Një tjetër polemikë e madhe mund të jetë duke ardhur në futbollin botëror. Gazetari investigativ francez Romain Molina ka paralajmëruar…
Zonat lindore të Kinës janë përfshirë nga masa të gjera evakuimi, ndërsa tajfuni Bavi, stuhia e dytë që rrezikon vendin…