Gjashtë drejtues mjetesh janë arrestuar në 24 orët e fundit pasi kanë tentuar të korruptojnë Punonjësit e Policisë.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se personat e arrestuar janë konkretisht shtetasit I. H., 53 vjeç, K. GJ., 49 vjeç, T. D., 61 vjeç, K. C., 27 vjeç, E. J., 27 vjeç dhe M. K., 53 vjeç.
Këta drejtues mjetesh janë konstatuar në shkelje nga shërbimet e Policisë dhe me qëllim shmangien e ndëshkimeve ligjore, kanë tentuar të korruptojnë Punonjësit e Policisë, duke iu ofruar atyre, shuma parash.
“Lufta ndaj këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, kundër shkelësve dhe atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë”- thuhet në njoftim.