Për dy ditë Tirana do të transformohet në qytetin europian të turizmit. Nga data 7 deri më 9 prill, Shqipëria do të jetë vendi pritës i Takimit të 70-të të Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit, një ngjarje me rëndësi historike jo vetëm për fushën e turizmit.
Në këtë event pritet të marin pjesë ministra të Turizmit e përfaqësues të lartë të këtij sektori nga 40 vende të Europës.
Fokus i diskutimeve pritet të jenë investimet në turizëm dhe zhvillimi ekonomik në Europë.
Ministrja e Turizmit e ka cilësuar këtë organizim një ngjarjeve shumë të rëndësishme që shenjon një hap më shumë për promovimin e vendit, nxitjen e investimeve dhe rritjen ekonomike përmes sektorit të turizmit në Shqipëri.
Edhe pse jemi në muajt e parë të këtij viti shifrat e turistëve të huajnë tregojnë se ky vit pritet të jetë edhe më I mbarë përsa i përket turizmit.
Në tre muajt e parë të këtij viti vendi ynë priti mbi 1.7 milionë turistë të huaj.Vetëm në muajin mars u regjistruan 734 mijë vizitorë të huaj që shijuan Shqipërinë ose 91% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar.Pritshmëritë e operatorëve turistikë por edhe të institucioneve janë që gjatë vitit 2024 Shqipëria do të presë mbi 14 milion turistë të huaj duke pësuar një rritje me gati 40% krahasuar me një vit më parë.