Ditën e sotme u dha masa e sigurisë për 3 të rinjtë që u përfshinë në ngjarjen e dhunimit, dhe më pas tentuan të digjnin me benzinë një 16-vjeçare.
Në pamjet e Balkanweb të siguruara nga gjykata, ku tre të rinjtë 25-vjeçari Ardit Çela, Enea Xhori dhe shtetasi tjetër me inicialet D. M., prisnin të jepej masa, njëri prej tyre kërcënon nga pas xhamit.
Ai shfaqet i nervozuar kur sheh se filmohet nga gazetarët, madje shkon deri aty sa edhe kërcënon.
“Do ta fus atë telefon në by**ë po të pashë përjashta”, dëgjohet teksa kërcënon i riu, ndërsa lëviz pa pushim duke treguar nervozizëm.
Kujtojmë se Gjykata la në burg vetëm Ardit Çelën, ndërsa ndaj dy shokëve të tij caktoi masën “detyrim paraqitje”./albeu.com/