Tejkaluan kufirin maksimal të shpenzimeve në fushatën e 25 prillit, KQZ “krip” me gjoba partitë: Ja e vetmja që shpëton

KQZ ka propozuar vendosjen e masave administrative për të gjithë partitë politike ne vend të cilat kanë kaluar kufirin maksimal të shpenzimeve në fushatën e 25 prillit.

Partia Socialiste është propozuar të gjobitet me 5.5 milion lekë të reja për këtë shkelje ligjore, ndërsa Partia Demokratike me 700 mijë lekë të reja.

E vetmja parti që rezulton e rregullt dhe kësisoj nuk është gjobitur është Lëvizja Socialiste për Integrim.

Mësohet se vendimet janë marrë pas auditimëve të ekspërtëve ligjorë.

ABUZUAN ME FONDET NË ZGJEDHJET E 25 PRILLIT 2021, CELIBASHI PROPOZON KËTO GJOBA PËR PARTITË

PS 5. 5 mln lekë

PD 700 mijë lekë

PDK 100 mijë

Lzhk 100 mijë

LEGALITETI 500 mijë

PR 500 mijë

Lzhk 500 mijë

Balli Komb. Demokrat 500 mijë

Nisma Thurje 600 mijë

Bindja Demokratike 600 mijë

Lëvizja Demokratike 600 mijë

Psd 600 mijë

Balli Kombëtar 600 mijë

(Gjoba në leke të rinj)

Partia e Lirisë (dikur LSI nuk gjobitet), duke rezultuar kështu si e vetmja parti me raport të rregull./albeu.com