Të programuara për shpërthim në distancë/ Sekuestrohen 2 mina me telekomandë, me eksploziv C4, pranga njërit nga vëllezërve, tjetri në kërkim

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale, ndërsa ka sekuestruar dy mina me telekomandë, ndërsa në pranga ka rënë një i ri.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave shtetasi Jesar Shabaj, 20 vjeç, banues në Tiranë (dhe në Shkodër), ndërsa në kërkim u shpall vëllai i tij, Jaser Shabaj.
NJOFTIMI I POLICISE
Puna hetimore dhe profesionale e specialistëve të Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, ndjekur me metoda speciale, parandalon ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me shpërthim të telekomanduar të lëndës plasëse. Gjatë hetimeve për këtë rast janë sekuestruar 2 mina me telekomandë, me eksploziv C4 me peshë 300 gram, të programuara për shpërthim në distancë, që do të përdoreshin nga dy vëllezër.

ihet në pranga njëri prej tyre, shpallet në kërkim vëllai tjetër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës intensive për të garantuar sundimin e ligjit në të gjithë vendin, për të parandaluar ngjarjet kriminale, si dhe për të kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që janë rrezik për rendin dhe sigurinë publike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Brothers”. Si rezultat u bë ndalimi i shtetasit J. Sh., 20 vjeç, banues në Tiranë (dhe në Shkodër). Gjithashtu u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi J. Sh., 23 vjeç, banues në Postribë, Shkodër.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera në kuadër të procedimit për këtë rast, janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 2 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C4 peshë 300 gram, të programuara për shpërthim në distancë (të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore), të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale. Gjithashtu janë sekuestruar aparati celular i 20-vjeçarit të ndaluar si dhe një përforcues grushti (dorezë metalike).


Shtuar 19.01.2024 22:52