Taulant Balla kërkon hapjen e dosjeve të vjetra në Durrës, ministri: Do të rihetohen 50 ngjarje të rënda kriminale

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në analizën vjetore të policisë së Durrësit kërkoi rihetim te 50 ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në këtë qark në 30 vitet e fundit.

“Pjesë e analizës sot në drejtorinë e policisë së Durrësit ishte edhe rihapja e dosjeve të vjetra të cilat janë mbi 50 ngjarje të renda kriminale. Por edhe intesifikimi i punës së përditshme i policisë për arrestimin e 560 personave të shpallur në kërkim”, tha Balla.


Shtuar 29.01.2024 19:01