“Tapë” në timon, dhunë në familje dhe përndjekje, 11 të arrestuar në Tiranë

11 persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale, dhunë në familje, përndjekje, drejtim mjeti në gjendje të dehur si edhe thyerje të masës arrest me burg.

Njoftimi policisë:

Policia e Tiranës kanë ndaluar shtetasin E. H., 35 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 35-vjeçarit, u gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin K. B., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish të dashurën e tij, për një periudhë të gjatë kohore;

A. S., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

A. D., 59 vjeç, i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”;

Y. L., 65 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 28-vjeçare.

-R. M. (V)., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasit:

F. D., 46 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

H. F., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit të aparatit të tij celular, shërbimet e Policisë gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

Sh. H., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

F. P., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar 9.06.2023 11:00