shqiperi

Tabaku bën bilancin e muajve të parë të vitit: Qytetarët paguajnë, politika i mban në xhep!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka bërë një bilanc të dy muajve të parë të këtij viti në lidhje me të ardhurat dhe shpenzimet në buxhetin e shtetit.

Tabaku shprehet se “qeveria e oligarkisë merr më shumë taksa dhe shpenzon 0 lekë për popullin”, ndërsa shton se në dy muajt e parë të vitit, investimet e qeverise në çdo sektor janë 0.

Të lidhura

None found

“Të ardhura që kanë ardhur nga rritja e çmimeve nga taksat, të ardhurat që kanë ardhur nga profesionet e lira , nga bizneset por ku kanë shkuar këto sepse praktikisht gjatë janarit e shkurtit nuk është bërë asgjë tjetër përveçse janë paguar pagat”, shprehet ajo.

Ndër të tjera deputetja demokrate thekson se sipas saj, “qytetarët paguajnë taksa të rritura, qeveria përsëri nuk e ndjek me investime”.

Qeveria e oligarkisë ju merr më shume4 taksa dhe shpenzon 0 lekë për ju!

0 lekë ka shpenzuar shteti për investime në çdo sektor. 0! Kjo është bilanci i dy muajve i janarit dhe i shkurtit. Të gjithë i dëgjuam deklaratat bombastike që viti i kaluar ka sjellë më shumë të ardhura se çdo vit tjetër 6 miliardë. 12.6% më shumë se viti i mëparshëm. Të ardhura që kanë ardhur nga rritja e çmimeve nga taksat, të ardhurat që kanë ardhur nga profesionet e lira , nga bizneset por ku kanë shkuar këto sepse praktikisht gjatë janarit e shkurtit nuk është bërë asgjë tjetër përveçse janë paguar pagat.

Shteti ka funksionuar për të paguar pagat. 0 lekë në arsim, 0 lekë në shëndetësi, 0 lekë në infrastrukturë. Është arritur rekord i jashtëzakonshëm me 0 dhe buxheti i shtetit që nis një precedent të tillë me 0 tregon pikërisht arrogancën, shterpësinë e mendimit, tregon pikërisht dhe faktin që sot qeveria shqiptare nuk po prodhon asgjë.

Ju paguani, politika nuk e kthen mbrapsht! Qytetarët paguajnë, politika e mban në xhep! Qytetarët paguajnë taksa të rritura, qeveria përsëri nuk e ndjek me investime. Ky është bilanci i dy muajve të parë të vitit.

të fundit

Mourinho vendos pa kthim për Viniciusin, Arsenali përballet me një pengesë të fortë

Arsenali raportohet se ka shfaqur interesim për transferimin e Vinicius Juniorit, por trajneri i ri i Real Madridit, Jose Mourinho,…

3 minutes ago

Klodian Allajbeu përgënjeshtron lajmet në disa portale: Do të ndjek rrugët ligjore

Klodian Allajbeu ka reaguar pas disa publikimeve të ditëve të fundit në portale, të cilat përmbajnë pretendime të pavërteta lidhur…

4 minutes ago

Paralajmërim serioz apo truk marketingu? Si u përfol hakimi i modeleve të OpenAI

Një incident i pazakontë i sigurisë kibernetike ka ngritur shqetësime të mëdha në industrinë e inteligjencës artificiale, pasi OpenAI konfirmoi…

20 minutes ago

Arsyeja pse llogaritë e vjetra në Gmail dhe Microsoft mund të zhduken dhe si t’i mbroni ato

Google ka kohë që po fshin llogaritë joaktive – ose të paktën ka paralajmëruar se do ta bëjë këtë –…

20 minutes ago

Agjenti i OpenAI arrin të dalë nga izolimi i testimit dhe depërton në sistemet e një firme tjetër

Një agjent autonom i inteligjencës artificiale, i fuqizuar nga modelet e OpenAI, doli nga një mjedis testimi të krijuar për…

21 minutes ago

Komisioni Evropian vendos gjobë prej 890 milionë eurosh ndaj Google për shkelje të rregullave të konkurrencës dixhitale

Bashkimi Evropian ka gjobitur Google me 890 milionë euro (1 miliard dollarë), duke pretenduar se gjigandi i teknologjisë ka shkelur…

21 minutes ago