Jose Mourinho, trajneri i sapoemëruar i Real Madridit, e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë largimin e sulmuesit brazilian Vinicius Junior, pavarësisht interesimit të shprehur nga Arsenali.
None found
Tekniku portugez tashmë ka filluar punën me kampionët spanjollë, duke drejtuar seancat stërvitore gjatë fazës përgatitore, ndërkohë që klubi po vijon aktivitetin në merkato për të forcuar organikën.
Prioriteti absolut i Mourinhos për sezonin e ri është i pamaskuar: t’i japë fund dominimit të Barcelonës, e cila synon titullin e tretë radhazi në La Liga, dhe ta udhëheqë Madridin drejt trofeut të 37-të kampion. Njëkohësisht, ai kërkon që skuadra të jetë protagoniste deri në fund edhe në arenën e Ligës së Kampionëve.
Për të arritur këto synime ambicioze, Mourinho insiston të ketë nën urdhra një grup sa më të kompletuar lojtarësh dhe, sipas burimeve të afërta, Vinicius zë një vend qendror në projektin e tij teknik.
Gazeta The Telegraph raporton se, duke u mbështetur në zëra nga brenda klubit, Mourinho u ka komunikuar pa ekuivok drejtuesve të Realit se dëshiron që të gjithë elementët thelbësorë të mbeten aty dhe të mos futen në bisedime për shitje.
Ish-trajneri i Chelseat dhe Romës, fitues i dyfishtë i Ligës së Kampionëve, është i bindur se në formacionin e tij duhet të jenë të pandarë yjet si Vinicius, Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham.
Ky qëndrim i prerë e bën jashtëzakonisht të ndërlikuar misionin e Arsenalit për të siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian. Pa dritën jeshile nga Reali dhe Mourinho, një kalim i mundshëm në veri të Londrës duket thuajse i pamundur.
Deri tani, gjatë kësaj periudhe transferimesh, Arsenali ka zyrtarizuar afrimin e Christos Tzolis nga Club Brugge për shumën e 40 milionë eurove, teksa ka përfituar edhe shërbimet e portierit Illan Meslier pa kosto, pasi atij i kishte mbaruar kontrata me Leeds Unitedin.
Gjithashtu, “Topçinjtë” kanë vënë në shënjestër mesfushorin brazilian të Newcastle United, Bruno Guimaraes, por ende nuk ka pasur një akord me klubin anglez për të finalizuar marrëveshjen.
Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…
Talenti i Barcelonës, Xavi Espart, ka bërë të qartë se nuk e sheh veten asnjëherë duke luajtur për rivalin e…
Jamal Musiala ka përjetuar vetëm dy episode neurologjike gjatë periudhës 12-javore të rikuperimit nga lëndimi muskulor, pavarësisht shqetësimeve në rritje…
Dashi Çdo aktivitet i mundshëm do të jetë i mirë për ju. Do të përpiqeni që çdo gjë ta shikoni…
Villarreali është larguar i revoltuar nga “Spotify Camp Nou”, pas humbjes 3-2 nga Barcelona, duke shprehur pakënaqësi të mëdha ndaj…
Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…