Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh në Frontline se nëse Shqipëria hyj në Bashkimin Europian do të hapen në vendin tonë 2000 kampe refugjatësh, pasi do kthehemi në portën e parë hyrsë të refugjatëve në Bashkimin Europian nga jugu i Europës.
‘Ditën që do jemi në BE përgatitemi për 2000 kampe emigrantësh. Do jemi nga portat e para për bregun e Mesdheut. E rëndësishme duhet të saktësojmë,. Nuk merren nga Italia. Merren nga deti i hapur nga deti Mesdhe dhe sillen në Shqipëri dhe jo diku tjetër, nuk lejohen, kjo ndan të drejtat e njeriut apo deportimin.
Është një model europian jo italian, mendohet si parandalues për një krizë ky është mbërthyer gjithë Europa. Janë 500 mijë kampe në gjithë BE-në. Kam ndjekur fushatën elektorale të europarlamentar dhe tema kryesore është emigracioni. Gjithë partitë nacionaliste kanë të njëjtën teze që qeveritë kanë dështuar në çështjen e emigracionit.
Mund të kërcënohen BE apo bashkëjetesa sipas tyre prej trafikimit të çështjeve njerëzore. Ne jemi populli më eksportues i emigracionit dhe jam kaq refraktar për ata që vijnë. Është debat i fortë në BE sesa në Shqipëri. E pavërtetë që fakti, do kenë të drejtë për azil këtu, por nëse lihen të lirë dhe dalin nga kampi bie gjithë projekti dhe marrëveshja, Italia synon të rishikojë procedurat e azilit këtu dhe ti kthej mbrapsht, nëse ata nuk ikin dhe rrinë këtu ka rënë marrëveshje. Ky është një projekt global ku gjithë BE po e projekton që tu thonë qytetarëve afrikanë që nuk do përfundoni në brigjet tona por në Ruandë apo Shqipëri’, tha Spahiu.