Kreu i Partisë së Lirisë, Ilri Meta ka mbajtur fjalën në podiumin e protestës së thirrur prej tij dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Meta ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke thënë se nuk i ka mbajtur premtimet e bëra kur erdhi Rama në pushtet. Sipas tij “Rilindja” ka vetëm një axhendë për të vjedhur dhe shpopulluar. Kryetari i PL theksoi se sot Shqipëria është një ndër vendet më të korruptuara.
“Sot tradhtari e ndjek këtë protestë të lirisë nga charteri i paligjshëm. Do të jetë përpara drejtësisë shumë shpejt, sipas firmave të hedhur vetë prej tij. Jeni ju që e mbani këtë vend në këmbë. Jeni ju që keni të drejtë të kërkoni llogari. Rilindja bëri të kundërtën e premtimeve që erdhi në pushtet. Jemi vendi ndër të parët në botë për korrupsion.
Premtoi 300 mijë vende pune por dëboi mbi 700 mijë shqiptarë. Sot Shqipëria ka numrin më të madh të të burgsoreve në vend dhe jashtë vendit. Premtoi luftë kundër varfërisë por sot mbi 67% jeton me të ardhura të ulëta. Rilindja ka dy alternativa nënshtrimin ose dëbimin. Policia e rilindjes burgos ata që nuk paguajnë energjinë por nuk vepron ndaj drejtorëve që vjedhin energjinë. Rilindja arreston nënën për një kotec pa leje dhe garanton amnisti për katet pa leje në mes të Tiranës.
Legalizimin fals e bëri vetëm për të fortit ndërsa për të dobëtit zgjodhi ruspat për t’u shembur shtëpitë dhe nuk u kurseu as gazin. Premtoi luftë kundër drogës pot sot banane e drogës po përmbysin Europë. Futi Shqipërinë në listën e zezë të pastrimit të parave. U zhyt në babëzinë e aferës së inceneratorëve”, deklaroi Meta.